"Janë vrarë 250 policë", Shemsi Prençi: Nuk dua të hyj kështu në BE, presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 21:48 | Politikë

"Janë vrarë 250 policë", Shemsi Prençi: Nuk dua

Në studion e Off the Record, Shemsi Prençi deklaroi se gjatë viteve të demokracisë janë vrarë më shumë se 250 efektivë policie të keqpërdorur nga politika, teksa një ditë më parë u vra dhe një gjyqtar.

Ai shtoi se nëse BE do ta pranojë Shqipërinë me gjithë këto problematika, ai asnjëherë nuk do ta pranojë një gjë të tillë.

“Janë mbi 250 policë nga keqpërdorimi nga politika dhe dje kemi pasur gjyqtarin e parë të vrarë, në seancë gjyqësore. Teksa Shqipëri ka marrë rrugën për në BE. Nëse Evropa do të pranojë me këto problematika unë nuk dua të hyj sepse ne nuk e meritojmë. Sot është për të vënë duart në kokë. Duhet të ishte mbledhur këshilli i sigurisë kombëtar. Presidenti është në gjumë. E ardhmja e shqiptarëve e krijuar nga ligjet dhe administrata e korruptuar që edhe Rama e pranon që është e korruptuar. Shoqëria duhet kuruar dhe duhet një strategji tjetër për pronat”, tha Prençi në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos