Kushtetuesja rrëzoi deputetët e PD, Brahimllari: Nuk bëhet fjalë për Berishën

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2023, 20:57 | Politikë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Indrit Brahimllari shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e një grupi të deputetëve të PD për të pezulluar arrestimin e Sali Berishës, deri sa të sqaroheshin nëse ishin të ligjshme apo jo procedurat e ndjekura nga Struktura e Posaçme për ish-kryeministrin.

Sipas Brahimllari, ky vendim i Kushtetuese e le ende të pazgjidhur raportin SPAK-Parlament, ndërkohë që shtoi se kjo gjë nuk po bëhet për Berishën, por për precedentin që mund të prekë shumë të tjerë në të ardhmen.

“Do shpresoja që Gjykata Kushtetuese ta pranonte për shqyrtim këtë çështje. Duhet të jetë parlamenti ai që heq imunitetin. Kjo vendimmarrje nuk i jep zgjidhje, por e fut në një skalion tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për Berishën, por për precedentin. Këtu bëhet fjalë për atë që kemi miratuar. Ndalimi për të udhëtuar jashtë është heqje lirie. Ne shpresonim që ta shqyrtonte Kushtetuesja këtë gjë. E kishte shumë kollaj ta bënte këtë”, tha Brahimllari në Debat në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos