“Do shkoj vetë në SPAK”, Këlliçi: Veliaj gënjen! Ka 3 fletëthirrje, të parën e shmangu kur hoqi tëmthin

Nga A2 CNN
28 Prill 2024, 13:10 | Politikë

“Unë besoj se marrëdhënia me SPAK-un nuk duhet të jetë vetëm reaktive, kur ata kërkojnë diçka, por mund të jetë edhe pro aktive. Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim. Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave. Ndaj, besoj, në ditët e ardhshme do të kemi një dakordësi për orarin. Unë i kam bërë gati dosjet, gjithë kronologjinë”.

Ky pohim i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku paralajmëroi se do të paraqitet në SPAK për të dhënë sqarime pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme ka nisur për dosjen “5D” dhe inceneratorin e Tiranës, për ish-rivalin e tij në zgjedhjet e 14 Majit, Belind Këlliçi, është qesharake.

Në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, Këlliçi tha se deklarata e Veliajt përveçse një mogolog ku kryebashkiaku i dha urdhra SPAK-ut dhe kreut të saj, Altin Dumani, ishte dhe e gënjeshtërt, pasi asnjë person fizik nuk mund të trokasë në dyert e Prokurorisë së Posaçme, pa pasur një fletë-thirrje nga organi i akuzës.

“Ditën e djeshme në një monolog të hajate Veliaj del dhe thotë se do të ketë një qasje proaktive për shkak se ky ia ka dhuruar godinën prokurorëve të SPAK që të kryejnë detyrën e tyre më mirë. Në fakt ja ka dhuruar me firmën e Redi Mollës, që po e kalb në burg vetë për shkak të aferës “5D”. Sot që flasim jemi në një situatë qesharake ku Erion Veliaj hiqet sikur është ky kreu i SPAK dhe jo Altin Dumani. Habi e madhe është se ku e ka gjetur guximin ti japi urdhra SPAK-ut dhe Dumanit. Ka nxjerrë detaje shumë banale, të tipit që nuk do të presë vonesën me postë që është procedurë standarde e SPAK-ut. Në SPAK shkon vetëm po u thërrite, po të thërriti SPAK-u, nuk shkon dot në SPAK të hysh të trokasësh, të të hapin derën se erdha unë. Këto mashtrime që u bënë dje, me këtë propagandë boshe, sigurisht i vijnë të gjitha këto se po i bie maska. I ka rënë maska atij, bandës së shtabit të tij elektoral më 14 maj që është “5D” dhe drejtorë të tjerë.”

Sipas Këlliçit, kryebashkiaku i Tiranës është përpjekur prej tre javësh që t’i shmanget detyrimit për t’u paraqitur në SPAK, pasi në adresë të tij kanë mbërritur tre fletë-thirrje.

Ish-deputeti demokrat pretendon se edhe ndërhyrja kirurgjikale ku Veliaj hoqi gurët e tëmthit ishte një ndër kamuflimet që drejtuesi i bashkisë së kryeqytetit ka përdorur për të mos u paraqitur para prokurorëve të SPAK.

“Para 3 javësh Erion Veliaj ka marrë thirrjen e parë nga SPAK-u për të paraqitur dhe e ka kamufluar me heqjen e tëmthit. Javë n më pas ka marrë një fletëthirrje të dytë dhe e ka kamufluar me faktin që ka qenë Ditë Bajrami. Gjatë kësaj jave nuk ka qenë asnjë ditë në Shqipëri. Ka shpikur vizita, ka qenë turist herë në Greqi, herë në Gjermani dhe ka shkuar për biznesin e tij për inceneratorin e Tiranës në Hollandë. Unë e kam paralajmëruar në protestën e kaluar., kam thënë që m ë25 prill, këtë të enjte, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës do të jetë në Holandë se skema i ka ngecur, dhe ka takime me disa personazhe që do duan të marrin përsipër financimin e skemës korruptive të inceneratorit. E kam paralajmëruar 6 ditë më përpara që do të jetë në Holandë, pavarësisht kamuflimit se do të ishte në një panair në Roterdam.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos