“Jeni në gjumë”- Drejtësia hesht për deklaratat e kryeministrit Rama: S’kemi koment!

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 13:13 | Politikë

“Jeni në gjumë”- Drejtësia hesht për deklaratat

Kreu i ILD dhe nënkryetari i KLP të pyetur nëse kishin një koment për deklaratën e Ramës se “drejtësia është më gjumë”, thanë vetëm: “Nuk kemi koment”.

Të njëjtën qasje pati edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili u pyet se cili ministër është nën hetim dhe për çfarë vepre po hetohet.

E vetmja që foli për mediat ishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila tha se nuk i shikon si sulme deklaratat e politikës dhe se gjykata është e pavarur në vendimmarrjes e saj.

Deklaratat u bënë pas tryezës për strategjinë e drejtësisë 2024-2030, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos