Zgjedhjet në Tiranën, Berisha mbështet një kandidat të përbashkët nga opozita

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 12:57 | Politikë

Zgjedhjet në Tiranën, Berisha mbështet një kandidat të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua në lidhje me propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita për zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës.

Sali Berisha shton se kreu i bashkisë së kryeqytetit nuk mund të jetë një njeri apolitik pasi ai duhet të ketë një program.

“Për të dalë partitë opozitare më një kandidat, këtë e mbështes plotësisht.

Por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit, një njeri jopolitik, një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse ai të paktën duhet të ketë një program, në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit në Tiranë.

Nuk di se ç’nënkuptohet me kandidat apolitik, nuk e kam të qartë, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë është si sugjerim”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos