Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka sulmuar ditën e sotme kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin dhe ka hedhur akuza të rënda edhe ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Benet Beci vulosi ‘zhvirgjërimin’ politik të SPAK-ut.
Ai tha gjithashtu se Benet Beci është simbol i asaj që ndodh kur drejtësia nuk udhëhiqet më nga prova, por nga urdhri i kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Boçit:
BENETI QË VULOSI “ZHVIRGJËRIMIN” POLITIK TË SPAK
Sot, shqiptarët nuk pyesin më “A do veprojë SPAK?”, por “Kush e ka në dorë sot SPAK-un?”. Dhe përgjigjja duket se fillon e mbaron vetëm me një emër.
Ai mban fijet, i turret drejtësisë, si do dhe kur e do, emëron dhe heq gjyqtarë e hap e mbyll dosje e porosit “vrasje” politike për armiqtë opozitarë dhe ato brenda partisë.
Ky njeri dihet që është kreu i organizatës. Emri Rama.
Po vetë SPAK?
SPAK-u, i ndërtuar mbi premtimin se do të ishte i paprekshëm, i pavarur, i ndershëm – një virgjëreshë e ligjit në një shoqëri të përdhunuar nga korrupsioni – u “vetëzhvirgjërua” publikisht që herët me dosjet famoze 184, 339 dhe sidomos me rastin Berisha e pse jo dhe Meta.
Dhe këtë e bëri pa asnjë ndrojtje, në këto procese ku drejtësia dukej më shumë si një kukull që lëkundet sipas telekomandës së politikës.
Por megjithëse i kapur shpesh në flagrancë, me akrobacira thashethemesh për goditje që do bëjnë namin e ngritjes së task forcave aspak të forta, ai vazhdonte të mbronte publikisht nderin e humbur prej kohësh.
Publiku
Publiku pas trullosjes nga dëshira për ndëshkim dhe ndikimit mashtrues të propagandës, ende nuk e kishte dhe ka kuptuar drejtësinë me regji.
Ai ende priste ose pret “Godonë” e drejtësisë, por njëherazi i ushqejnë me lugë të mbushur plot urrejtje ndjenjën e hakmarrjes politike.
Megjithatë perdet e maskat po bien dhe teatrit para publikut po mbaron.
Rasti i Benetit i mbrojtur me heshtje me urdhër politik për votat e 2025, vulos rrëzimin “nderin” tashmë të humbur zgjedhor dhe të drejtësisë së SPAK.
Beneti
Kush është Beneti?
Është simboli i asaj që ndodh kur drejtësia nuk udhëhiqet më nga prova, por nga urdhri.
Është pamja e një sistemi që, në vend që të godasë korrupsionin mbron të fortin e promovon krimin zgjedhor.
Beneti u mor, u reklamua, u përdor për të çarë të djathtën, i vendosën kurorën e lavdisë së marrjes së pushtetit me banda dhe pastaj e lëshuan si “qen lufte” në zgjedhjet politike të 2025.
Në qafë Rama i vari akuzën e SPAK, për ta egërsuar e motivuar.
Ironike ishte se Task-Forca e vetë SPAK kërkonte të ndalonte me demek krimin zgjedhor, ndërkohë që mbronte hapur drejtuesin politik të PS ndaj të cilit kishte akuzën, por që nuk guxonte t’ia transmetonte pa lejen e “sovranit”.
Beneti i vogli i Ramës dhe i të fortëve, mbart sot me bërjen publike të akuzës, falë publikimit të Pekës, një akt të madh.
Ai vulosi krizën e besimit, thënë ndryshe vulosi “zhvirgjërimin” e SPAK.
I ktheu njerëzit jo te drejtësia, por te tallja që i bëhet atyre me drejtësinë.
Në skenën ku duhej të ngrihej me kohë publikisht aktakuza ndaj më të pushtetshmëve, u luajt një farsë që do t’i shkonte për shtat një kabareje politike: një lloj “burlesku juridik” ku morali është vetëm kostum që hiqet sapo mbaron shfaqja.
Të patëm paralajmëruar Benet!!!
Rama ta kishte shtruar mirë rrugën e rrëzimit, mgjs u bëre copë për blerje votash.
E para shërbëtorëve të tij vjetër të mëdhej që dhe ato i shet, ty si shërbëtor të ri s’të ka asgjë!!!! (A2 Televizion)