Pamjet e protestës së organizuar para Strukturës së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj janë zhdukur. Kështu u shpreh gazetari Poli Hoxha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit, protesta para SPAK u organizuar nga vetë kryeministri Rama. Gazetari thekson se pas kësaj proteste kreu i qeverisë mor ultimatum nga SHBA dhe BE.
“Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt doli nga binarët, e lëshoi veten, bëri deklarata shumë të forta kundra SPAK e prokurorëve. Organizoi miting anti SPAK me punonjësit e bashkisë dhe automatikisht është zhdukur video e atij mitingu dhe unë këtë e kam të sigurt me një ultimatum nga ndërkombëtarët dhe posaçërisht nga BE e SHBA për atë hap që mori ai ndryshoi ra në qetësi dhe u duk sikur nuk e mbronte më Veliajn”, tha ai në A2 CNN.
Hoxha sjell në vëmendje se Veliaj i dërgoi mesazhe paralajmëruese kryeministrit përmes platformës së ndaluar TikTok.
“Nga ana e tij Veliaj i vetmi mesazh kunje e ngacmimi ishte në TikTok, i ndaluar nga kryeministri. Kur erdhi puna që u diskutua që nuk mund të vazhdohej më kështu me bashkinë, ai lëshoi një mesazh që; nëse unë flas t’i do bëhesh “breaking neës” lajmi fundit dhe ky ishte parlajmërimi apo shantazhi, kërcënimi që i ka bërë para se të merrej vendimi për këtë, por eedhe këtë e hoqi të nesërmen”.
Në këndvështrimin e tij, gazetari Hoxha thekson në A2 CNN, se kjo nuk ëhstë një luftë politike Rama-Veliaj, por juridike për t’i hapur rrugën drejt Starsburgut.
“Ndodhi që Rama e shkarkoi dhe e bëri fakt të kryer dhe Veliaj e çon në GJK. Titujt e mediave u hapën: Fillon lufta e hapur e Veliajt. Për mua nuk ka luftë të hapur. Këtë fazë e lexoj jemi në fazën e një lufte juridike dhe synimi i Veliajt është Strasburgu dhe duhet të kalosh gjithë shkallët. Për këto 13 akuza që ka e ka shumë të vështirë dhe e di shumë mirë. Nuk është luftë politike, por juridike”.
Sipas tij nëse Veliaj flet do të bëhen pis jo vetëm nga mazhoranca, por edhe opozita
“Lufta e vërtetë do të jetë për kë i ka thënë Rama për këtë lavatriçen e madhe që kemi parë sesi u ngrit në qiell në formë betoni. E zbulon dot Veliaj kapakun e kësaj e të dalin të palarat? Ky është shërbimi dhe kjo do të ishte lufta që do i hapte atij, ti vinte fytyrën vetes ti bënte shërbim këtij vendi. Po të hapë gojën Veliaj edhe nga opozita do bëhen pis. Por do ta pastronte dhe do ishte shërbim për drejtësinë e shqiptarët”. (A2 Televizion)