Teliti ironizon indeksimin e pensioneve: Plot 16 lekë shtesë në ditë për moshën e tretë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 17:59 | Politikë

Teliti ironizon indeksimin e pensioneve: Plot 16 lekë shtesë në

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar pas njoftimit për indeksimin e pensioneve me 2.5%, që do të nisë nga 1 tetori. Në një postim në rrjetet sociale Teliti ironizon qeverinë dhe thotë se 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë. Sipas tij qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit.

“Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! Lajm i madh: Nga 1 tetori pensionet indeksohen me plot 2.5%! Plot 16 lekë shtesë në ditë për shtresën e moshës së tretë.  Mos të ankohemi kot...të paktën koston e një kafeje në shtëpi po e jep qeveria. Mbaruan zgjedhjet? Epo mbaruan edhe “bonuset magjike”. Tani pensionistët duhet të kënaqen me gjysma indeksime – sepse sipas qeverisë, jetesa qenka bërë më e mirë e jo më e vështirë. Faleminderit për kujdesin konstant… çdo 4 vjet!”, shkruan Teliti.

Nga 1 tetori pensionet në Shqipëri do të rriten me vetëm 2.5 për qind. Përfitimi për të moshuarit do të jetë simbolik: 475 lekë më shumë në qytet dhe 225 lekë në fshat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos