Përfundon faza e parë për ndërtimin e portit në Porto Romano, Balluku: Kualifikohen 2 konsorciume

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 19:48 | Politikë

Përfundon faza e parë për ndërtimin e portit në Porto

Ka përfunduar faza e parë e parakualifikimit për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano. Lajmin e ka dhënë zv.kryeministrja Belinda Balluku, sipas të cilës janë kualifikuar 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit do të paraqesin ofertat ekonomike.

Balluku theksoi se Shqipëria do të ketë një port model, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit.

“Ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano në rrugë të mbarë, përfundon faza e parakualifikimit. konsorciume ndërkombëtare morën pjesë në një garë të hapur dhe transparente. Komisioni, i udhëhequr nga konsulenti ndërkombëtar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, të cilët pas dorëzimit të dokumentacionit fizik do të paraqesin ofertat ekonomike. Shqipëria do të ketë një port model, një HUB në Mesdhe, i cili do t’i shërbejë të gjithë rajonit”.

Gara për Portin e ri në Porto Romano u hap në verën e vitit të kaluar dhe në garën për ndërtimin e tij kanë marrë pjesë 15 kompani ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos