Anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve i rekomandojnë Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 13:21 | Politikë

Anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve i rekomandojnë

Anëtarët e PS në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i ka rekomanduar Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut për autorizimin heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku. Në raportin 17-faqesh,  mazhoranca argumenton se kërkesa e SPAK nuk përmbush standardet ligjore dhe kushtetuese për vendosjen e një mase më të rëndë sigurimi, si arresti në burg ose arresti në shtëpi.

“Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i rekomandon Kuvendit rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes znj. Belinda Balluku. Mosdhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes znj. Belinda Balluku, pasi nga shqyrtimi i materialeve dhe rrethanave të paraqitura në Këshill nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë në raport me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe funksionimin e institucionit të Kuvendit”, thuhet në raport.

Sipas raportit, masa aktuale e sigurisë ndaj Ballukut, ndalimi i daljes jashtë shtetit, është respektuar plotësisht dhe nuk ka prova se ajo ka tentuar të shmangë drejtësinë apo të pengojë hetimin.

Këshilli vlerëson se prokuroria nuk ka paraqitur rrethana të reja konkrete që të justifikojnë rëndimin e masës së sigurisë. Zgjerimi i hetimeve apo shtimi i episodeve të dyshuara, sipas raportit, është një zhvillim normal i procesit penal dhe nuk përbën arsye të mjaftueshme për arrest.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos