Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 12:54 | Politikë

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Veliaj e mbante detyrën e kryebashkiakut që nga viti 2015. Që nga 10 shkurti, Veliaj mungon fizikisht në bashki pasi ndodhet në paraburgimin e Durrësit. 

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00, shkruan A2.

Sapo vendimi të hyjë në fuqi, Veliaj mund ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Kushtetutës, Veliaj mund ta ankimojë brenda 15 ditëve, ndërsa kryeministri Rama njofton vakancën te Presidenti i Republikës dhe duhet të presë deri kur të përfundojë afati i ankimimit.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos