“Koalicioni ynë arriti të paimagjinueshmen”, Blushi: Do mbështesim kandidatët e PD në zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 22:18 | Politikë

“Koalicioni ynë arriti të paimagjinueshmen”, Blushi: Do

Tedi Blushi e cilëson si një fitore të madhe të koalicionit opozitar shkarkimin e kreut të Bashkisë Erion Veliaj.

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Blushi zbuloi se PL do të vijojë koalicionin me PD dhe do të mbështesë kandidatët e saj edhe në zgjedhjet e 2027.

“I referohem qëndrimit të Metës që do të mbështesim një kandidaturë të PD dhe në zgjedhjet e ardhshme në 2027 ne do të mbështesim kandidatët e propozuar për kryetar bashkie. Ky qëndrim është bërë publik nga Meta. Ky koalicion ka arritur të paimagjinueshmen që është shkarkimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj. Ka qenë një betejë me pak numra dhe më pas na tradhtuan shokë e shoqe që u dogjën nga inceneratorët, por kauza fitoi dhe do të pasohet dhe me fitoren e bashkisë”, tha Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos