Gara për Tiranën, Teliti: Gati të përballem me Manastirliun

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 20:52 | Politikë

Dorian Teliti ka shpallur në “Off the Record” në A2 CNN, gatishmërinë të përballet me Ogerta Manastirliun në garën që pritet të mbahet për Bashkinë e Tiranës, nëse strukturat e vendosin këtë gjë.

Zv.kryetari i Këshillit Bashkiak, u shpreh pēr gazetarin Andrea Danglli se opozita ka shumë figura të shkëlqyera të cilët duhet të kontribuojnë në këtë moment për të fituar bashkinë e kryeqytetit.

“Besoj se kushdo që është në politik duhet të jetë i gatshëm t’i hyjë kësaj garë. Të gjitha ata që janë aktivë duhet të jenë të gatshëm për këtë sfidë. Duhet të japim kontribut për të fituar bashkinë e Tiranës. Duhet të jetë gati përfshi dhe mua. Si mund të jesh nënkryetar i Këshillit dhe jo të jesh në garë, është njësoj si t’i thuash një deputeti a do bëhesh ministër. Ka qindra kandidatura për të garuar për Tiranën. Garat janë pjesë e jetës tonë”, tha Teliti në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos