Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë, mbron Altin Dumanin

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 19:24 | Politikë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe represiv ndaj qytetarëve të thjeshtë Argumentet e tij, kryetari i PD, i mbështeti edhe te kritikat e kryeprokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela, të cilit nuk i ishte marrë asnjë mendim paraprak sa i përket ndryshimeve.

Berisha beson se Kryeministri Rama kërkon të mbrojë kreun e SPAK duke censuruar fjalën e lirë dhe duke trembur gazetarët me burg, shkruan A2 CNN.

Këto ndryshime sipas kryetarit të PD vijnë me bekimin e bosëve të drogës, të cilët – sipas Berishës - pozicionojnë njerëzit e tyre si në qeveri ashtu edhe në sistemin e drejtësisë.

Pavarësisht daljeve gati të përditshme mediatike, Sali Berisha ende nuk qartëson qëndrimin e PD shtatorin e ardhshëm në raport me Parlamentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos