“Hiqini vetë para se të paguani gjobën!”, Rama ultimatum lavazheve

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 14:42 | Politikë

Kryeministri Edi Rama i dha ultimatum pikave të larjeve të makinave në qytete, që të ndërpresin aktivitetin e tyre para se të ndërhyjë shteti.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkroi Rama në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

Kryeministri shpërndau edhe rastin e parë të çmontimit të një lavazhi. Me sa duket, në aksionin e lirimit të hapësirave publike janë përfshirë edhe lavazhet të cilat anë të vendosura në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos