“Koha për një raport të ri Parlament-KLSH”, Shalsi: Nënkomisioni për auditimin jo mbi baza bipartizane

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 11:40 | Politikë

“Koha për një raport të ri Parlament-KLSH”, Shalsi:

“Duhet të hapim një marrëdhënie të re mes Parlamentit dhe KLSH-së”. Kështu deklaroi Eduard Shalsi në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend, ku pritet të raportojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai foli edhe për iniciativën e ngritjes së një nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”.

“Nuk do të jetë një nën komision që do të operojë mbi baza bipartizane. E tillë është eksperienca e shumë vendeve, që na sugjerojnë edhe partnerët tanë. Jemi në një proces shumë interesant për të ngritur raportin e Parlamentit me KLSH-në në një nivel të ri bashkëpunimi nga i cili ato që duhet të përfitojnë duhet të jenë qytetarët e Shqipërisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos