
Eurodeputetët dështuan të pajtojnë demokratët dhe socialistët për dalë me një rezolutë të përbashkët në komitetin parlamentar të Stabilizim Asocimit. Mazhoranca nuk pranoi amendamentet e pakicës, ndërsa PD votoi kundër dokumentit të dakordësuar.
“Nëse PD nuk e voton rezolutën dërgon një mesazh negativ në BE. A mundet ju lutem të abstenoni dhe në këtë mënyrë tregoni edhe qëndrimin tuaj të ndryshëm nga mazhoranca”.
Edhe pse eurodeputetët insistuan që PD të mos votonte kundër, ata nuk e kursyen as qeverinë. Italiani Giorgio Gori radhit problematikat që sheh ai për vendin tonë, dukë nënvizuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe gjendjen e mjeruar të arsimit.
“Disa nga problematikat që duhet të përmirësohen janë ekonomia informale, mungesa e punonjësve të kualifikuar, niveli i ulët i teknologjisë, investimet në punë kërkimore. Cilësia e arsimit është e rëndësishme për konkurrueshmërinë. Shqipëria së bashku me Kosovën dhe RMV kanë nivelin më të ulët të arsimit. Dhe emigracioni është një problematikë. Shqipëria nuk do të arrijë objektivat nëse nuk krijon mundësi për një të ardhme për të rinjtë. Pse njerëzit po largohen nga vendi? Rrogat, kostoja e lartë e jetesë dhe një çështje tjetër është korrupsioni I madh, Nepotizmi, sistemi i favorizimit. Duhet krijuar një Kultura e re në shoqëri që ra çlirojëatë nga këto zinxhirë të korrupsionit”.
PS nuk komentoi kritikat në tryezën e integrimit nga ana e demokratëve dhe të PE, por u fokusua te turizmi dhe objektivat e qeverisë për këtë sektor. (A2 Televizion)