Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta do të flasë për herë të parë nga qelia! Ja kur organizohet

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 20:49 | Politikë

Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta do të flasë për

Në Tiranë do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë, e cila do të organizohet 100 ditë pas arrestimit të Presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe fiks 100 ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, ku thotë se kanë nisur përgatitjet për këtë event.

“Presidenti Ilir Meta do të përcjellë një mesazh LIVE për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët, duke shprehur angazhimin e tij për të adresuar çështjet e rëndësishme për vendin”, u shpreh Blushi përmes një videoje.

Postimi i Metës në Facebook krahas videos:

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës!

Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët.

E shtunë, 1 Shkurt

Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit

⏰ Ora 11:00

Së bashku për Fitoren më 11 Maj të “5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus"!✅️ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos