Kthimi i deputetëve të PD, Balla: Vendimi i administratives i përkohshëm, do të shqyrtohet në instanca të tjera

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 11:53 | Politikë

Kthimi i deputetëve të PD, Balla: Vendimi i administratives i

Taulant Balla, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative që ktheu në Parlament deputetët e opozitës është “i përkohshëm, që do të vijojë të shqyrtohet edhe në instanca të tjera gjyqësore”.

“Vendimi i Gjykatës Administrative është vendim i ekzekutueshëm, i përkohshëm, që do të vijojë të shqyrtohet edhe në instanca të tjera gjyqësore, por jemi në një situatë që i bën mirë Kuvendit. Deputetët e opozitës janë ulur në sallë dhe po diskutojmë buxhetin faktik. Dy gjëra ka Kuvendi që janë të natyrës së pastër politike: kur votohet qeveria dhe buxheti. Mundësia më e artë e opozitës është diskutimi i buxhetit”, tha Balla, shkruan A2 CNN.

“Ne jemi përgatitur për të dhënë llogari para Kuvendit dhe para publikut. Në një pjesë të komisioneve ka nisur diskutimi i buxhetit, që është më i madhi që ka pasur Shqipëria që nga viti 1912. Na keni lënë buxhet me 2,8 miliardë euro, e kemi kthyer në 8,2 miliardë euro dhe tani dua të ndaj me Kuvendin diçka që më bëri shumë përshtypje nga raportimi në Parlamentin Europian i Komisioneres së re për Zgjerimin. Ajo tha se negociatat e anëtarësimit mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027. Shqipëria duhet të merret shembull nga shtetet e tjera të rajonit, tha ajo. Do doja shumë që edhe kolegët e opozitës ta shohin me të njëjtin objektivitet rolin e rëndësishëm që kemi të gjithë bashkë për ta parë Shqipërinë në BE në vitin 2023”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos