Kujt ia ka mbyllur derën PD? Flamur Noka: Ja vija e kuqe

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 21:44 | Politikë

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se partia ku ai bën pjesë ka si rregull që të mos bashkëpunohet me krimin e organizuar.

“Çdo parti ka rregullat e veta. Po e shkele rregullin e një partie, ti pastaj e ke dëmtuar atë parti. Dhe një nga rregullat që ka Partia Demokratike është të mos bashkëpunosh me krimin e organizuar. Aty pastaj ti nuk ke punë më me atë parti. Ne nuk po ftojmë asnjë lidhje të krimit të organizuar në parti. Krimi i organizuar dhe interesi kombëtar, kush punon kundër interesit kombëtar nuk ka lidhje në atë parti. Këto dy pika janë vijë e kuqe”, tha Noka.

“Ne po ftojmë intelektualët, po ftojmë akademikët, po ftojmë kontributorë, aktorë të shoqërisë civile. Po ftojmë këdo që mendon se Shqipëria duhet të qeverisë ndryshe dhe të afrohet tek ne dhe të japë kontributin e tij pranë Partisë Demokratike. E sigurojmë që do ta gjejë veten brenda asaj partie. Është parti tërësisht demokratike”, shtoi Noka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos