Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kanë kërkuar në KQZ rinumërim të votave preferenciale për qarkun e Tiranës.
Tre kandidatët për deputetë pretendojnë në kërkesat e tyre se votat për kandidatët për deputetë nuk janë shpërndarë si duhet, pasi nga këqyrja e pamjeve filmike që u janë vënë në dispozicion kanë vërejtur problematika në shumë kuti.
Sipas tyre këto parregullsi mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme.
Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara”, citohet në dokument.
(A2 Televizion)