Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 15:34 | Politikë

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shumë shpejt do të nisin protestat, duke miratuar publikisht një propozim që sipas tij ishte bërë edhe nga Ervin Salianji në mbledhjen e kryesisë së PD.

“Në kohën më të shpejt të mundur, por i garantoj mbështetësit tanë, e mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë para një misioni të madh, shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha pas takimit, përcjell A2 CNN.

I pyetur nëse do të ketë votëbesim ndaj tij apo nëse do të jepte dorëheqjen sipas statutit të partisë, Berisha u përgjigj: “Do të ishte marrëzi nëse nuk do të pranoja votëbesim. Por nuk ishin zgjedhje, por farës. Farsa është farsë, zgjedhjet janë zgjedhje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos