Deputeti demokrat Zija Ismaili zbuloi në “Off the Record”, me Andrea Dangllin, në A2 CNN, profilin e kandidatit të mundshëm të PD-së për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.
Ai nënvizoi se do të kemi një kandidat politik që do të jetë gjithëpërfshirës dhe intelektual.
“Zgjedhjet e pjesshme që pritet shumë shpejt të shpallet dekreti i Presidentit. Inshallah të mos jetë ndonjë dekret si kjo kukulla Diella, se varet nga veprimi që do bëjë Erion Veliaj nga brenda. Do presim dekretin e Presidentit. Janë 6 bashki ku do zhvillohen zgjedhjet. Ne po vazhdojmë kontaktet, me përkrahësit, intelektualët, më besoni që jemi shumë. Do jetë intelektual, absolutisht. I vetmi gabim atëherë që nuk vuri një kandidat politik, por vuri doktorin për Tiranën. Në zgjedhjet me Erjon Veliaj n në 2015. Tirana për mendimin tim kërkon një kandidat politik, që duhet të ketë besimin e të gjitha forcave. Nëse Rama do vazhdojë me skenarin e zgjedhjeve të 11 majit, duke futur në lojë edhe këto partitë e tjera... Por kandidati i PD do jetë një kandidat gjithëpërfshirës, me sfond politik që do të marri besimin e të gjithë strukturave të PD”, zbuloi Zija Ismaili zbuloi në “Off the Record”, me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)