Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 21:00 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku teksa komentonte situatën e nderë politike në vend, pas seancës së sotme parlamentare, ku në 5 minuta u votëbesua kabineti “Rama 4”, u ndal edhe tek sjellja e opozitës.

Për të treguar se qytetarët nuk bien dakord me formën e aksionit opozitar në Kuvend, Qafoku në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN u ndal te një postim i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas seancës.

Gazetari konstatoi se 90% e komenteve nga qytetarët në postimin e Bardhit janë negative, teksa e këshillojnë madje edhe që të protestojë ndaj liderit të tij Sali Berisha, përpara se të kritikojë kryeministrin Edi Rama.

Mua më kanë bërë përshtypje sot dy detaje që unë mund ti quaj lajme. E para ka të bëjë me trajtimin publik që i ka bërë zoti Bardhi në një status në Facebook, asaj që ndodhi sot në Parlament. Në një tekst me 70 radhë që i është referuar “Fermës së Kafshëve” të George Orwell. Edhe pse ju është referuar atyre, reagimi nga zoti Bardhi është skandaloz. Kanë kaluar 8 orë dhe ka 460 like, 121 komente dhe 13 share dhe 90% e komenteve janë negative. Domethënë njëri i shkruan: ‘Ti duhet së pari të protestosh ndaj liderit tënd, jo Edi Ramës’. Nuk ka mundësi që 90% të jenë negative. Ne e dimë që rrjetet sociale janë kanali i ujërave të zeza, por aty ka edhe pozitive”, tha Qafoku në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos