"Mbledhje urgjente e grupit të PD" Deputeti i Berishës zbulon ç' ndodhi pas dyerve të mbyllura pas sherrit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 20:54 | Politikë

Pas mbylljes së seancës parlamentare e cila zgjati vetëm 25 minuta, grupi parlamentar demokrat zhvilloi një mbledhje urgjente për të denoncuar atë që e quan skenar ogurzi të mazhorancës. Në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputeti demokrat Zia Ismaili u shpreh se e gjithë opozita është e bashkuar në një qëndrim dhe kërkon ripërsëritje të seancës.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e grupit PD . U denoncua skenari ogurzi i pozitës për të mohuar fjalën opozitës. Opozita ka vetëm të drejtën e fjalës. E gjithë opozita është e bashkuar, nuk provokoi opozita. Bardhi kërkoi fjalën për procedurë. Ne kërkojmë ripërsëritjen se nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit që një qeveri të betohet për 5 minuta”.

Sipas deputetit demokrat provokoi mazhoranca dhe jo opozita. Kjo e fundit sipas tij kërkon një qasje të re me shqiptarët.

“Dekreti i presidentit për të dekretuar një ministre virtuale në kundërshtim me kushtetutën që nuk e lejon kushtetuta. Kryeministri me skenar të parapërgatitur erdhi. Opozita kërkoi kryetarit të kuvendit që të zbatonte rregullore. Bardhi kërkoi fjalën dhe kryetari i  kuvendit nuk ia dha fjalën, por ia dha kreut të grupit PS i cili kërkoi 5 minuta pushim dhe skenari duhet të shkonte deri në fund që nuk u mor vesh se çfarë e sesi u votua dhe me forcën e hekurt të kartonëve vendosën betimin e kabinetit.

Ne do t’iu drejtohemi shqiptarëve. Opozita do përdorë të gjitha mjetet për të krijuar një qasje të re me shqiptarët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos