Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 33 deputetëve të opozitës për pezullimin e ligjit të ri të Komisioneve Hetimore.
Sipas arsyetimit të Kushtetueses, kërkesa për rrëzim nuk plotëson kriteret e nenit 45, sa i përket pasojave të riparueshme dhe urgjencës në kushtet kur Gjykata ka pranuar kërkesën për përshpejtim.
Vendimi përfundimtar pritet që të merret brenda 30 ditësh.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Rithemelimit e cilëson Ligjin e ri për Komisionet hetimore si antikushtetues. Ky grupim i PD-së akuzon qeverinë se ligji i ri kufizon të drejtën e ligjvënësve të opozitës për të kontrolluar ekzekutivin.
NJOFTIMI
"Në lidhje me kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë plenare, vlerësoi se kërkesa për pezullimin e zbatimit të ligjit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën, në kushtet kur Gjykata ka pranuar kërkesën e kërkuesit për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjes pritet të përfundojë së shpejti.
Për sa më sipër, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,
Rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”. (A2 Televizion)