Teksa mori fjalën në seancën e sotme parlamentare, duke folur për rezolutën anti-korrupsion të përgatitur nga Partia Socialiste, ministri Bledi Çuçi u shpreh se korrupsion ka rënë dhe se 95 për qind e shërbimeve tanimë janë të aksesueshme nga telefoni.
Çuç shtoi më tej se, asnjë forcë tjetër nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik dhe se sipas tij, ndryshe Shqipëria sot nuk do shihte rrëzimin e monumentit të shëmtuar të pandëshkueshmërisë.
“Reforma që mazhoranca konceptoi dhe udhëhoqi, është akti historik më i guximshëm në të bërin Shqipërinë një shtet modern të respektuar botërisht. Asnjë forcë tjetër nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Ndryshe Shqipëria sot nuk do shihte rrëzimin e monumentit të shëmtuar të pandëshkueshmërisë. I kemi hapur rrugë krijimit të një gjykate e prokurorie të posaçme. Gjithçka e kemi bërë për të fuqizuar shtetin shqiptar. Askush nuk mund të mohojë se drejtësia vepron mbi dhe e pavarur nga politika. Kemi bërë shumë e kemi arritur jo pak, këtë e ka thotë edhe BE në çeljen për negociatat. 95 për qind e shërbimeve kryhen nga telefoni, ka rënë korrupsioni”, u shpreh ndër të tjera Çuçi. (A2 Televizion)