
Kreu i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar këtë të enjte rifillimin e turit të takimeve me diasporën shqiptare, duke nisur nga Frankfurti.
“Takohemi në FRANKFURT. Zemra plot që po rinisim turin e takimeve me diasporën. Për ne diaspora nuk është fushatë, është kauzë, është besimi që Shqipëria Bëhet!” shkruan Lapaj përmes një postimi në platformën Facebook.

Takimi do të mbahet më 30 nëntor, ora 15:00, në Frankfurt, Gjermani, raporton A2 CNN.
Ky takim është pjesë e aktivitetit politik të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, që sipas tyre shërben jo vetëm për të dëgjuar zërin e shqiptarëve jashtë vendit, por edhe për t'i përfshirë ata në organizim dhe vendimmarrje në politikën shqiptare. (A2 Televizion)
