Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me ministrin italian të Drejtësisë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 17:03 | Politikë

Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve,

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari është pritur në një takim zyrtar në Romë nga homologu i tij italian, Carlo Nordio. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari njofton se ka diskutuar për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

“Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lamallari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos