"Forumi i paqes" në Paris, kryeministri Edi Rama pritet nga Macron në pallatin Elysee

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 22:07 | Politikë

"Forumi i paqes" në Paris, kryeministri Edi Rama pritet nga

Gjatë vizitës së tij në Francë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe zonja e parë Brigitte Macron në Pallatin Elysee.

Pritja u zhvillua në kuadër të darkës zyrtare që Presidenti Macron organizoi me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris.

Kryeministri Rama ndodhet në Paris me ftesë të Presidentit Macron për të marrë pjesë në këtë forum, ku do të jetë pjesë e panelit të diskutimit me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos