Propozimi i Genc Burimit: Duhet bërë një ligj Islamik për zgjedhje, t’i pri tet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 22:33 | Politikë

Gazetari dhe analisti Genc Burimi ka bërë një propozim të guximshëm, për ndaljen e krimeve zgjedhore në Shqipëri.

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Burimi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore penale.

Burimi gjithashtu propozoi një ligj Islamik për zgjedhjet, që sipas tij do i priste dorën (politikisht) çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin.

Sipas Burimit, një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ.

“Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat publike. Përshembull t’i heqë 20 pikë në zgjedhje atij që vjedh vota, njësoj si Juventusit në kampionat", tha Burimi për Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se:

"Qëllimi sot është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të pakontestueshme. Kjo presupozon dy gjëra, e para një kod zgjedhor penalizues, sepse sot nuk është penalizues. Kodi zgjedhor shqiptar parashikon vetëm 5 milionë lekë gjobë. Kjo është radikale.

Duhet bërë një ligj Islamik i zgjedhjeve. T’i prihet dora (politikisht) atij që përdor shtetin për pushtetin. Pra kjo duhet bërë që t’i heqin pikë në zgjedhje. Pra Ramës t’i hiqen 20 pikë nëse vërtetohet se mbushi sheshin me punonjësit e bashkisë”, tha mes të tjerash Burimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos