Lapaj: Në 2 muajt e fundit më kanë ardhur oferta nga PS dhe i kam refuzuar

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 21:47 | Politikë

Lapaj: Në 2 muajt e fundit më kanë ardhur oferta nga PS dhe i kam

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”.

Kështu u shpreh Adriatik Lapaj në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

“Për këtë është në dijeni edhe kryesia e lëvizjes sonë, pasi i kam vënë në dijeni në çdo rast kur ka ndodhur. Ka qenë koncepti i një qeverisjeje me bazë të gjerë, për t’i dhënë Shqipërisë te ndërkombëtarët një ide të një klase politike që zoti Rama bashkëpunon edhe me të rinjtë, ndërkohë që me opozitën e Sali Berishës nuk merret”, tha Lapaj.

“Unë e kam refuzuar, pasi nuk besoj te besëprerja”, theksoi Lapaj.

Kur iu vu në dukje se një ofertë të ngjashme, partnerët e tij jo domosdoshmërisht e kanë refuzuar, Lapaj tha: “Nuk aludoj dot, nuk shpif dot. Ajo që mund të bëj është që daja i zotit Shabani mos ta marrë dot atë mandat sepse po e mori, mund të shkojë nesër te zoti Rama”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos