Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Nga A2 CNN
5 Gusht 2025, 17:13 | Politikë

Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi me anë të një postimi në Facebook për thirrjet antishqiptare në Kumanovë, gjatë një ndeshjeje basketbolli për të rinj.

Berisha i cilësoi ato si "një akt nacionalizmi primitiv", shkruan A2.

"Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre", lexohet në postimin e Sali Berishës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos