Në Vlorë çdo gjë gati në pjesën më të madhe të qendrave votuese për nisjen e procesit.
Pak para orës 07:00 ka përfunduar marrja e plotë në dorëzim e të gjitha qendrave të votimit nga anëtarët e komisionit, shkruan A2.
Shqipëria mban sot zgjedhjet parlamentare, të 11-at pas ardhjes së demokracisë. Mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote brenda dhe jashtë Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e votimit në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament, si dhe për drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.
Mbi 114 mijë qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, ndërsa për herë të parë në Shqipëri voton edhe diaspora, një proces që do të realizohet përmes postës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.
Në këto zgjedhje garojnë 2046 kandidatë për vetëm 140 vende në parlament.
(A2 Televizion)