“Liderët e partive të mëdha duan të lirojnë shokët nga 313”, Hasa: Qytetarët kanë ditën t’i hedhin në kosh

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 21:23 | Politikë

“Liderët e partive të mëdha duan të lirojnë

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa u shpreh në “Of the Record” se në këto zgjedhje qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të hedhin në kosh ata politikanë që gjatë këtyre viteve nuk kanë bërë gjë tjetër, përveçse kanë vjedhur.

Hasa gjithashtu shtoi se halli i vetëm i dy liderëve të partive kryesore është sesi të lirojnë shokët nga qelitët e 313”

“Kemi një program fantastik, me zgjidhje për pronarët, të rinjtë. Kemi në program zhvillimin e 4 poleve për trajnimin e të rinjve në teknologji, për të kapur ritmin e botës. Unë kam studiuar jashtë, por zgjodha të kthehem. Shumë profesionistë të mirë po ikin. Shumë prej tyre kanë punuar me mua dhe më thonë që nuk ikin vetëm për pagë. Ishin për shëndetësisë, për fëmijët, me problematika të pafundme në jetë. Qeveritarët këtu mendojnë vetëm për të vjedhur. Prandaj shqiptarët kanë ditën që të hedhin në kosh këta njerëz që duan të vjedhin. Të dy kanë hall si të lirojnë shokët nga 313”, tha Hasa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos