Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Komisioni i Sigurisë i tha ministrit të Brendshëm Taulant Balla se vettingu në policinë e shtetit ka dështuar, fragmente të organizatës dekonspirojnë operacione të rëndësishme ndërsa grupet kriminale shqiptare janë të fuqishme në të gjithë botën.
Salianji lëshoi akuzën se ligji i ri për Policinë e Shtetit bëhet për arsye zgjedhore e në një moment beri dhe një pyetje të drejtpërdrejtë për ministrin e Brendshëm.
“Ka përgjegjësi Policia e Shtetit që Nuredin Dumani pjeshkëron nga qelia? Pse e sillni një ligj të ri 6 muaj para zgjedhjeve? Kemi problem të bashkëpunojmë për shkak të lidhjeve me grupet kriminale, vlerësim për çdo polic që rri në vapë e shi, që përballen me drejtues të inkriminuar, ke zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Keni arritur të kapni ndonjërin nga ata?”, tha Salianji.
“Unë e kuptoj që ju kjo punë ju duket shaka se s’keni faj se keni kohë të gjatë në opozitë, por sa i përket indikatorit të sigurisë”, u përgjigj Balla.
Sa i përket ligjit të ri të policisë në draft janë parashikuar disa ndryshime për avancimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale e cila do të aplikohet përmes projekteve të ndryshme.
Ligji i ri parashikon dhe disa ndryshime për moshën e pensionit ndërsa një polic që ka kryer 30 vjet shërbim do të mund të mbyllë karrierën e tij në moshën 55 vjeçare. Deri në daljen e tij përfundimtare në pension ai do të përfitojë 70% të pagës. (A2 Televizion)