Listë e hapur apo e mbyllur? PS apo PD favorizohet me formulen mikse?

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 18:20 | Politikë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket kodit të ri zgjedhor. Lista e kandidatëve nuk do të jetë tërësisht e hapur dhe kandidatët për deputet nuk do të duhet më që të thyejnë herësin për të zënë një vend në Parlamentin e Shqipërisë.

Një ditë më parë shtë bërë publik edhe drafti që përcakton formulën e kodit të ri zgjedhor me të cilin ne do të votojmë në vitin 2025 dhe si do të sigurojnë deputetët mandatin e tyre.

1/3 e listës e mbyllur, 2/3-tat e hapur. Skema mund të duket e koklavitur, prandaj e kemi shpjeguar me shembuj konkret dhe grafika.

Me këto ndryshime që janë bërë partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 2 lista me kandidatë. Lista e parë është lista e fiksuar, ndërkohë lista e dytë është me kandidatët që i nënshtrohen votës parapëlqyese.

FORMULA 1/3 E MBYLLUR DHE 2/3 E HAPUR, SI DO TË REALIZOHET SHPËRNDARJA E MANDATEVE

• Partitë politike çojnë në KQZ dy lista me kandidatë:

1. Listën e fiksuar të kandidatëve

2. Listën e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes

Shembull qarku i Tiranës me 36 mandate

1. Lista e fiksuar me 12 kandidatë

2. Lista që i nënshtrohet votimit parapëlqyes me 36 kandidatë

• Renditja në listën e fiksuar me rend shifror

• Renditja e listës me votë parapëlqyese me rend alfabetik të mbiemrit

• Votuesi në zgjedhje:

1. Lista e fiksuar nuk votohet

2. Zgjedh një nga kandidatët e listës tjetër

• Si do të zgjidhen deputetët e një partie? 

-  Ezaurohet lista e fiksuar

-  Më pas vijohet me listë e kandidatëve të votuar

1 VOTË ME SHUMË TË BËN FITUES

 

PROJEKSIONI I 2021 ME FORMULËN E RE MIKSE

1. TIRANË - 36 mandate

PS: 12 deputetë të caktuar + 6 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 12 deputetë të caktuar +3 deputetë me votë parapëlqyese

LSI: 2 deputetë të caktuar / nuk ka garë

PSD: 1 deputet i caktuar / nuk ka garë

2. SHKODËR - 11 mandate

PS: 3 deputetë të caktuar / nuk ka garë

PD-AN: 4 deputetë të caktuar +1 deputet me votë parapëlqyese

LSI:  deputet i caktuar / nuk ka garë

PSD: 2 deputetë të caktuar / nuk ka garë

3. VLORË  -  12 mandate

PS: 4 deputetë të caktuar  +  4 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 4 deputetë të caktuar / nuk ka garë

4. LEZHË - 7 mandate

PS: 2 deputetë të caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

PD-AN: 2 deputetë të caktuar + 2deputetë me votë parapëlqyese

5. KUKËS - 3 mandate

PS: 1 deputet i caktuar / nuk ka votë

PD-AN: 1  deputetë i caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

6. KORÇË - 11 mandate

PS: 4 deputetë të caktuar + 2 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 4 deputetë të caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

7. GJIROKASTËR - 4 mandate

PS: 1 deputet i caktuar + 2 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 1 deputet i caktuar / nuk ka garë

8. FIER - 16 mandate

PS: 5 deputetë të caktuar + 4 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 5 deputetë të caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

LSI: 1 deputet i caktuar / nuk ka garë

9. ELBASAN - 14 mandate

PS: 5 deputetë të caktuar + 3 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 5 deputetë të caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

10. DURRËS - 14 mandate

PS: 5 deputetë të caktuar + 3 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 5 deputetë të caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

11. DIBËR - 5 mandate

PS: 2 deputetë të caktuar / nuk ka garë

PD-AN: 2 deputetë të caktuar + 1 deputet me votë parapëlqyese

12. BERAT - 7 mandate

PS: 2 deputetë të caktuar + 3 deputetë me votë parapëlqyese

PD-AN: 2 deputetë të caktuar / nuk ka garë

PROJEKSIONI I KUVENDIT SIPAS REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE NË 2021 ME FORMULËN MIKSE

• 100 DEPUTETË TË CAKTUAR NGA PARTIA /+71%

PS: 46 deputetë

PD-AN: 47 deputetë

LSI: 4 deputetë

PSD: 3 deputetë

• 40 DEPUTETË NGA VOTA PARAPËLQYESE E ZGJEDHËSVE / +28 %

PS: 28 deputetë

PD-AN: 12 deputetë

• PS nuk ka garë në Shkodër, Kukës dhe Dibër

• PD-AN nuk ka garë në Vlorë, Gjirokastër dhe Berat

• Partitë e vogla nuk kanë garë në ASNJË QARK

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos