LIVE/ “Në listat e mbyllura të opozitës pati humbës serialë!” Kandidatja e PD: Më lanë vetëm të përballem me bandat!

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 20:50 | Politikë

“Unë kam zgjedhur t’iu them të vërtetën demokratëve dhe këtë e kam bërë edhe brenda forumeve dhe do ta them sërish kur të bëhet analiza e brendshme. Ka pasur problematika, gabime, edhe në listën e mbyllur. Unë jam një zë që e kam thënë që kjo nuk ishte një listë e mbyllur që i duhej PD-së. Këto gabime kanë kushtuar, me njerëz që i kemi provuar që kanë humbur në disa zgjedhje. Ne nuk mund të çojmë drejtues politikë njerëz që kanë humbur zgjedhjet disa herë në një qark apo që janë humbës serialë. PD-ja duhet të çojë njerëz që janë të aftë të përballen me bandat kriminale”.

Kështu u shpreh në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të hapur të PD-së në Durrës.

E pyetur nga gazetari Andrea Danglli nëse drejtuesi i qarkut Oerd Bylykbashi është një prej tyre, Kuçana u shpreh: “Patjetër që kam pritur më shumë nga zoti Bylykbashi, pasi nuk kam pse e bëj unë betejën me bandat kriminale dhe nuk kam pse të jem unë përballë SPAK-ut, pasi nuk jam as drejtuese qarku dhe as kryetare. Unë kam qenë një kandidate në listë të hapur që jam përballur me bandat kriminale. Në Qarkun e Durrësit janë shumë të paktë ata që guxojnë t’ua përmendin emrat. Hezitojnë t’ua përmendin emrat e jo më t’i çojnë në SPAK”, tha Kuçana në "Off the Record" me Andrea Dangllin.

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”, Kuçana: Demokratët kishin frikë të...

“Ky është një moment jo shumë i lehtë për demokratët, të cilët i falënderoj dhe i them se PD është forca që do të vazhdojë rrugën që duhet çuar në fund. Unë jam këtu për të marrë edhe përgjegjësi dhe për të kërkuar edhe falje sa më takon.

Beteja nuk ka përfunduar. Besoj se biem dakord se këto nuk ishin zgjedhje të lira. Unë kam qenë në një qark të vështirë, ku kam bërë fushat në kushte presioni nga bandat kriminale, ku unë personalisht i kam hasur dhe takuar çdo ditë të fushatës sime.

Ka pasur kandidatë të opozitës që janë kërcënuar për të mos hyrë fare në zonën e Shkozetit. Ndoshta kam qenë ndër të paktet kandidate që kam bërë fushatë në Shkozet. Të bësh fushatë me bandat që kontrollojnë portin e Durrësit, me bandat që kontrollojnë të gjithë pushtetin në Durrës, që vendosin drejtorët... dhe unë këtë s’po e them sot. Unë kam qenë para SPAK dhe kam denoncuar me emër dhe me mbiemër”, tha Kuçana (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos