“Faleminderit Shqipëri për mbështetjen që na ke dhënë. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja, por edhe për pozicionin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të lejojë më edhe një mandat tjetër për Edi Ramën. Korrupsioni, gjendja ekonomike, ka shkatërruar familjet. Gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë. Ju keni tani një shans historik të tregoni që populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës dhe ju nuk do të reshtni së luftuari për familjet tuaja”.
Kështu u shpreh në mitingun që mbylli fushatën e Partisë Demokratike Strategu i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Berishën për të shpëtuar vendin nga korrupsioni.
“Merrni me vete familjarët, miqtë dhe lëreni pa punë Edi Ramën. Me Shqipërinë e re, me Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Besojini një mjeku që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë.
Në një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Vij sot si amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh. E gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”, tha Chris LaCivita. (A2 Televizion)