Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 15:38 | Politikë

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot 16 marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë. A2 CNN raporton se këto marrëveshje përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.

Nga 16 marrëveshjet e firmosura sot, 8 prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile.

“Pikës së pari kemi marrëveshjen e parë prej tre dekadash, hera e parë që rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë, për shumë arsye brenda NATO-s, për arsye të industrisë ushtarake që duam të kemi në fokus, nga të dyja brigjet e Adriatikut.

Kemi dy marrëveshje që nënshkruajnë mes kompanisë shtetërore KAYO, gjigandit Italian Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm në Pashaliman dhe kjo është një arritje domethënëse e mbledhjes së dy qeverive.

Një marrëveshje tjetër mes KAYO dhe një tjetër kompanie italiane Leonardo, e specializuar në teknologjitë ushtarake, mbrojtjen kibernetike një fokus të veçantë kësaj radhe dhe në tryezën e dy kryeministrave dhe vijojmë dhe me një mbështetje domethënëse përsa i përket mbrojtjes civile”, tha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Shqipëria dhe Italia kanë në total 94 marrëveshje bashkëpunimi dypalësh (me gjithë ato që firmosen sot).

E para është nënshkruar më 23 Prill të vitit 1962 “Marrëveshje me shkëmbim notash mbi vendosjen e linjës ajrore midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Italiane. Pjesa më e madhe e tyre në fushën penale, ndjekur nga ato ekonomike dhe ato të migracionit.

Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G përbën një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik dhe afrimin e mëtejshëm europian të Shqipërisë.

-Bashkëpunimi strategjik G2G në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit;

-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme;

-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal;

-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë;

-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive

-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare;

-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit.

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në

Marrëveshjet e nënshkruara sot:

1.       Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike

2.       Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare

3.       Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri

4.       Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave

5.       Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës

6.       Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes

7.       Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë

8.       Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile

9.       Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare

10.   Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës

11.   Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019

12.   Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë

13.   Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA

14.   Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit

15.   Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos