PS nis punën për zgjedhjet vendore, Manastirliu dhe Balluku takojnë shtabet drejtuese

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 09:20 | Politikë

PS nis punën për zgjedhjet vendore, Manastirliu dhe Balluku

Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet vendore të 9 Nëntorit.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesen politike të fushatës, Belinda Balluku, kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonë me shtabet drejtuese të njësive administrative të kryeqytetit, shkruan A2.

Gjatë prezantimeve, u theksua se Tirana “është lokomotiva e zhvillimit kombëtar, prandaj fitorja e saj më 9 nëntor është thelbësore për të përmbushur vizionin e një kryeqyteti europian, të denjë për qytetarët, dhe të lidhur ngushtë me projektin më të madh të Partisë Socialiste për një Shqipëri europiane deri në vitin 2030”.

“Fushata jonë është një kontratë e re besimi me qytetarët tanë, për një Tiranë më moderne, më solidare dhe më europiane. Tirana2030 është pjesë e pandarë e vizionit për Shqipërinë2030”, u shpreh kandidatja Ogerta Manastirliu.

Nga ana e saj, drejtuesja politike e fushatës, Belinda Balluku, theksoi rëndësinë e punës në terren dhe të mobilizimit të çdo strukture, duke siguruar se “ky proces do të garantojë një fushatë të organizuar, gjithëpërfshirëse dhe fituese”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos