Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 08:14 | Politikë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare dhe 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, përcjell A2.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos