Alimehmeti: Vullnet i palëkundur i të gjitha forcave opozitare për të ndryshuar modelin politik të Tiranës

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 08:28 | Politikë

Alimehmeti: Vullnet i palëkundur i të gjitha forcave opozitare

Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita ka treguar “vullnetin e palëkundur të të gjitha forcave qytetare opozitare të Tiranës për të ndryshuar një herë e mirë modelin politik që ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me jetën dhe shërbimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës”.

“Përshëndes përzemërsisht vendimin qytetar dhe me integritet të z. Shehaj dhe të Partisë Mundësia për t'u bashkuar me spektrin e plotë opozitar në mbështetje të z. Florjan Binaj si kandidat i pavarur për Kryetar të Bashkisë së Tiranës”, shkruan Alimehmeti në rrjetet sociale.

Postimi i Ilir Alimehmetit:

Përshëndes përzemërsisht vendimin qytetar dhe me integritet të z. Shehaj dhe të Partisë Mundësia për t'u bashkuar me spektrin e plotë opozitar në mbështetje të z. Florjan Binaj si kandidat i pavarur për Kryetar të Bashkisë së Tiranës!

Jam i bindur që z. Shehaj dhe forca që përfaqëson po me të njëjtin integritet dhe qytetari do ta mbështesin fushatën e z. Binaj në çdo hap.

Me këtë vendim bashkimi të plotë opozitar demonstrohet i plotë vullneti i palëkundur i të gjitha forcave qytetare opozitare të Tiranës për të ndryshuar një herë e mirë modelin politik që ka abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me jetën dhe shërbimet e përditshme të qytetarëve të Tiranës.

Të gjithë bashkë kundër Absolutizmit Pushtetar!

Të gjithë bashkë për Qytetarinë!

Të gjithë bashkë për Ndryshimin!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos