Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga amnistia penale, A2 CNN siguron draftin e qeverisë, ja kush përjashtohet

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 19:21 | Politikë

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Qeveria shqiptare ka gati draftin për miratim në Kuvend për amnistinë penale. Në draftin e siguruar nga A2 CNN thuhet se do të përfitojnë mbi 10 mijë persona, 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile do të lirohen menjëherë burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë, apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë, si edhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale.

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Po kështu lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’u ketë mbetur edhe 4 vite burg për të vuajtur, pavarësisht masës së dënimit, apo burrat që  deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të kenë edhe 3 vite të tjera burgim, pavarësisht sa janë dënuar, raporton A2 CNN.

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Do të lirohen gjithashtu të gjitha gratë që në momentin kur hyn ligji në fuqi kanë mbushur 50 vjeç apo burrat mbi 60-vjeç apo edhe të dënuarit të rinj, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël. Në draft është parashikuar ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit.

Mbi 10 mijë të dënuar do të përfitojnë nga

Nga kjo amnisti përjashtohen përjashtohen të gjithë personat e dënuar nga GJKKO, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe çështjet në kompetencë të SPAK, të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, vrasja e funksionarit publik, vrasja e punonjësit të policisë dhe vrasja në familje.

 

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos