“Mbylle gojën!”, fraza që nxehu debatin Rexhaj-Dervishi

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 21:34 | Politikë

Një debat i ashpër u zhvillua mes Albatros Rexhajt dhe Lutfi Dervishit në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Dervishi: Kush mbylli gojën për këtë? Sepse nuk është fare e vërtetë. Kush ka thënë që s'kalon?

Rexhaj: Ju keni thënë!

Dervishi: Kush ju?

Rexhaj: Tani IBAR-i kaloi, ju keni thënë që nuk kalon.

Dervishi: Stop 10 sekonda!

Rexhaj: Jo, jo, o burrë se ti e the një fjalë mbylle gojën. Mua gojën s' ma mbyll kush. Duhet me pas pak më shumë respekt në tavolinë. Ti mundesh me më thënë mua “Albatros, nuk e ke mirë”, por mos më thuaj mbylle gojën.

Dervishi: Po gënjen! Mos gënje!

Rexhaj: Unë po them ti po harron, unë po gënjej, sipas teje. Mos më thuaj mbylle gojën se nuk jam fëmijë. Unë nuk ofendohem me më thënë po gënjen. Sepse ai është mendimi yt. Unë them ti po harron çfarë ke folur në këtë studio.

Dervishi: Po të them një gjë. Nëqoftëse ma gjen këtë që më vë në gojë, unë nuk dal më në televizion. Po as ti nuk duhet të dalësh më nëqoftëse nuk tërhiqesh.

Rexhaj: More, unë dal e bëj, e gënjej se është problemi im ajo punë. Se demokracia këtë gjë ka.

Dervishi: Që të gënjesh?

Rexhaj: O gënjej, shpif, të gjitha i bëj se është e drejta ime në budallallëk. Çarë problemi ke ti me atë?

Dervishi: Se nuk ulem me njerëz të tillë në tavolinë, prandaj.

Rexha: Ti e ke problem me pranua faktin që unë s'mendoj si ti dhe del tani e mbron demokracinë. Në rregull, unë jam personazhi negativ. Mbaroi ky muhabet.

Dervishi: Personazhet negative kanë rol. Je më keq se negativ.

Rexhaj: Në rregull, u kry. S’më bëjnë përshtypje mua këto muhabete fare. Po mbylle gojën mos më thuaj. A kupton? Kur më thua mbylle gojën kemi problem pastaj se unë jam katundar. Kuptoje atë muhabet. Kaq! Unë jam katundar. Edhe fjala katundar nuk nënkupton andej nga vij unë qysh e kupton ti.

Dervishi: Si e kupton ti një herë?

Rexhaj: E di ti, se malok jam edhe unë. Leje këtë muhabet kaq. Mbylle gojën i thua fëmijës tënd, jo mua. Kam ardhur këtu për muhabet me intelektualë, nuk shkoj në studio me dikë që mendon që më intimidon.

Dervishi: Ky është problemi im, që ulem në tavolinë me ty.

Rexhaj: Edhe unë atë mendoj, pse unë rri në tavolinë me ty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos