Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë vota dhe mandatet

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 08:59 | Politikë

Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë

Përfundon procesi i numërimit të votave për subjektet politike në qarkun Shkodër.

Ndërkohë që nuk janë zyrtarizuar rezultatet e 2 kutive të fundit, në rang qarku kryeson PD me 36904 vota, 40.01%. Forcë e dytë PS, me 34721 vota, 37.66 %, ndërsa forcë e tretë PSD me 15784 vota, 17.11%.

Sipas rezultatit 11 mandatet e qarkut ndahen në 5 për PD, 4 për PS dhe 2 PSD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos