Ka vijuar me ritme të shpejtë gjatë natës procesi i numërimit të votave për subjektet zgjedhore, teksa në disa qarqe ka nisur dhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët në listat e hapura.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e KQZ tashmë janë numëruar 4880 qendra votimi nga 5225 në total, ose e thënë ndryshe 93.4% e tyre.
Durrësi, Fieri dhe Tirana janë qarqet ku ende ka kuti të pahapura për subjektet politike, teksa të tjerat pothuajse kanë përfunduar.
Momentalisht, mandatet mbeten të pandryshuara me PS që udhëheq me 82 të tilla, Partia Demokratike 52, Nisma Shqipëria Bëhet 1, PSD 3, Partia Mundësia 1 dhe Lëvizja Bashkë 1. (A2 Televizion)