Me vizë shtetërore, Berisha drejt SHBA, zbulon agjendën: Do të ketë takime

Nga Anesti Barjamemaj
1 Shtator 2026, 18:48 | Politikë

Sali Berisha do të udhëtojë këtë fundjavë në SHBA, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane më 9 dhe 10 shtator. Gjatë vizitës, ai do të zhvillojë edhe dy takime me shqiptarët në New York dhe Dallas, ndërsa pritet të ketë takime edhe gjatë konventës.

Ky është reagimi i parë i Sali Berishës për A2CNN pasi në pasaportën e tij u vulos viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sqaruar dhe llojin e saj. 

Lideri opozitar pas ftesës nga IDU pritet të udhëtojë këtë fundjavë drejt Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në datat 9 dhe 10 Shtator.

Por para se të shkojë në Konventën Republikane, pritet që të zhvillojë edhe dy takime me shqiptarët e Amerikës.

Me moton “liria funksionon”, lideri demokrat njofton se të dielën në orën 11:00 do të jetë në New York në foltoren e parë sy më sy me shqiptarët në SHBA, pas disa takimeve online që ka zhvilluar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Ndërkohë 2 ditë më vonë, Berisha do të jetë në Teksas ku së bashku me Fatmir Mediun do të marrin pjesë në foltoren e organizuar nga Qendra e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Dallas.

Pavarësisht se udhëtimi tij në SHBA ka kryefjalë pjesëmarrjen në Konventën Republikane, prezenca e tij në këtë takim është lënë për në fund. Lideri demokrat në një prononcim për A2CNN pohoi se do të ketë takime gjatë konventës.

Ky është udhëtimi i parë i Berishës drejt SHBA pasi u shpall non grata në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos