Meloni reagon pas takimit me Ramën: Diskutuam për emigracionin dhe sigurinë

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 19:01 | Politikë

Meloni reagon pas takimit me Ramën: Diskutuam për emigracionin dhe

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit që zhvilloi këtë të enjte në Romë me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “X”, Meloni shkruan se takimi i zhvilluar në Palazzo Chigi erdhi në vijim të Samitit Ndërqeveritar të nëntorit dhe shërbeu për të vlerësuar progresin e arritur në marrëdhëniet dypalëshe.

Gjithashtu, ajo shtoi se takimi u fokusua edhe te mbrojtja, emigracioni dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe te çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe evropian.

 “Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur vlerësimin e forcimit të partneritetit midis kombeve tona në sektorët me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë në lidhshmëri, mbrojtje dhe bashkëpunim në luftën kundër imigracionit të parregullt”, shkruan Meloni.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos