Sot, pa imunitetin e një deputeti, Sali Berisha paralajmëroi një valë protestash që nga Kuvendit, te kryeministria, SPAK dhe Gjykatat dhe sot Ilir Meta, aleati i tij, ka zbuluar qëndrimin që do të mbajë nga sot e tutje në këtë aksion opozitar. Ai konfirmoi se do të jetë në protestë, por thekson kjo jo për të mbrojtur Berishën, por për rivendosjen e normalitetit në vend.
“Dhe unë dhe drejtues të partisë së Lirisë do jem, përkrahim çdo protestë, jo në mbrojtje të Berishës, por në mbrojtje të demokracisë, kërkesat e opozitës janë një domosdoshmëri, për rivendosjen e normalitetit në vend”, tha ai.
Në ndryshim nga e kaluara, ku është parë shpeshherë në takime krah Sali Berishës, së fundmi këto dalje publike janë rralluar. Meta theksoi se kjo nuk ka ardhur prej frikës së SPAK, pasi thekson se një gjë e tillë nuk ekziston. Ai konfirmoi se ato janë bashkë,
“Ne jemi bashkë, në çështje që është në interes të demokracisë”, përfundoi Meta. (A2 Televizion)